Dy ditë më parë, moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj u bënë prindër të një vogëlushi, të cilin vendosën ta quajnë Diell. Sot Arbana dhe Diell kanë lënë spitalin për të shkuar në shtëpi, ku i ka pritur një festë mjaft e ngrohtë. Xhemi ka ndarë një foto me Arbanën, ku në sy bien arushët gjigandë dhe ambienti i zbukuruar. “Lumturi”, shkruan Xhemi krahas fotos. Të gjithë janë mjaft të lumtur për ardhjen e vogëlushit në jetë dhe kjo festë e tregon më së miri.
https://www.instagram.com/p/CGmmwaTHF7S/?igshid=1u27jtm8ip1kw