Nëse jeni mësuar që në ditët me diell të kombinoni veshjet plot ngjyrë që keni në garderobë, duke i shtuar kështu vetes më shumë ndriçim, personazhet e njohur sapo na dhanë një tjetër ide, që mund t’ju ndihmojë të bini më shumë në sy.
Jonida Maliqi, Irma Libohvova, Manjola Nallbani apo Leonora Jakupi kanë zgjedhur që hera herës të krijojnë ‘outfit-e’ totalisht në ngjyrën e zezë, duke i thithur të gjitha rrezet e diellit siç duhet në muajin më të ftohtë të vitit.
Me një fustan në ngjyrë të zi, çizmet e zeza, xhaketën dhe syzet në ngjyrë të zezë, Jonida ka ndarë një foto vetëm pak minuta më parë. Detaji plotësues i ‘look-ut’ të saj kanë qenë buzët në ngjyrë të kuqe.
Edhe Manjola Nallbani ka kombinuar një palë pantallona dhe xhaketë të zezë me kambalet në të njëjtën ngjyrë dhe syzet e diellit. E qeshur dhe mjaft elegante, Nallbani ka treguar se në ditët me diell nuk ka nevojë gjithmonë për shumë ngjyra.
Leonora Jakupi ka ndarë pak ditë më parë një kombinim të sajin që ka marrë vëmendjen e ndjekësve, jo vetëm për shkak të ‘look-ut’ në ngjyrë të zi nga kapleja e deri tek këpucët, por dhe çmimet e konsiderueshme të veshjeve të saj.
Irma Libohova ka treguar se i do shumë ngjyrat, por nuk ka mundur t’i rezistojë një veshjeje totalisht në ngjyrë të zezë, buzë detit. Edhe Irma ka zgjedhur që ndryshimin në pamjen e saj ta bëjë vetëm buzët në ngjyrë vishnje, përshtatur me flokët e saj.
Epo nëse kishit menduar deri më tani se si të dukeshit bukur vetëm me një ngjyrë, e për më tepër në një ditë plot diell, vajzat sapo jua dhanë disa super ide se si t’i përshtasni veshjet tuaja./revistawho.com