• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Zona e kuqe

Devis Muka: Muskujt i kam vënë nga partnerja, jo në palestër

“Ata që nuk janë xhelozë në Shqipëri kanë dashnore”

Devis Muka është një nga emrat e rinj por shumë premtues të kinematografisë shqiptare. Megjithatë, kohët e fundit po evidentohet edhe si një mashkull shumë i pashëm dhe seksi (veçanërisht në rrjetet sociale). Spektakli “Dance With Me”, do të nxirrte në pah edhe aftësitë e tij në fushën e baletit, krah këngëtares Olta Boka. Të gjitha vajzat që e simpatizojnë djalin nga Labëria, do të mësojnë më shumë rreth jetës së tij private, por në të njëjtën kohë edhe për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, që është vetëm një.

A mund të jetë një mashkull nga Labëria seksi?

Jo, një mashkull lab është mashkull. Sot është më vështirë të gjesh meshkuj sesa meshkuj seksi.

Si është jeta e një djali seksi?

Kur të ndihem seksi do ta them (qesh).

Sa orë palestër bën në ditë?

Asnjë orë palestër, tani vetëm kërcej. Dhe ju siguroj që, më shumë muskuj bëhen kur merresh me partneren sesa me hekura.

2

A pi alkool?

Kam pirë shumë, por tani jam pirës i rregullt i ujit.

A e ke provuar drogën?

Po, përditë. Ajri i Tiranës është droga më e fortë në treg.

Orgjitë, i ke provuar? Do doje ta kishe provuar një eksperiencë të tillë?

Zëre se i kam provuar, pasi lëviz shpesh me autobus dhe ju siguroj që është e njëjta eksperiencë, vetëm se në fund të orgjisë së autobusit paguan 30 lekë.

Bën seks të sigurt, a përdor masa mbrojtëse?

Bëj seks me njerëz të sigurt.

1

Si je në një marrëdhënie?

Marr dhe jap, kaq.

Je xheloz?

Pa xhelozi nuk ka dashuri. Ata që nuk janë xhelozë në Shqipëri kanë dashnore.

Çfarë pëlqen më shumë te një femër?

Të jetë femër. Edhe femrat e vërteta janë shumë të pakta, pasi sot gjysma janë bërë si burra…

Po tek vetja?

Tek vetja më pëlqen që nuk më pëlqen vetja, por të gjithë thonë që më pëlqen vetja (qesh).

Je tip romantik?

Vetëm kur jam me njeriun që dua.

Cili është vendi më i çuditshëm ku ke bërë seks?

Kudo e kam bërë, por vendi më i çuditshëm dhe më pervers është KREVATI.

Çfarë mendon kur je në shtrat me një femër?

Kur jam në shtrat nuk mendoj, merrem me femrën.

Po kur je vetëm?

Ah, po, kur jam vetëm mendoj për femrat që janë vetëm.