Devis Muka dhe Dorian Ramaliu janë dy moderatorët e rinj të Fiks Fare. Por dy aktorët e kanë nisur me këmbën e mbarë dhe me një puthje në buzë sezonin e ri të programit investigativ. “Ne jemi ata që do të drejtojmë Fiks Fare, hajde ta nisim me një puthje nga ato që i kanë lezet burrave”, ka thënë Devisi duke puthur në buzë kolegun e tij, Ramaliu.