• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Detaji që bën diferencën në fustanin tuaj, ky është trendi që ju tregojnë edhe vajzat e ekranit

Një detaj i vogël mund ta shndërrojë edhe veshjen më të thjeshtë në më të veçantën. Pikërisht për këtë arsye, stilistët e njohur i kushtojnë shumë rëndësi çdo detaji dhe mundohen që çdo veshje t’i shtojnë një të tillë. Gjatë sezoneve të ndryshme mund të keni parë detaje të shumëllojshme si temina, shkëlqim, lule, ndërsa kohët e fundit vajzat e njohura janë dashuruar pas puplave. Ky lloj detaji i shton më shumë elegancë dhe hijeshi një veshjeje. Madje ajo që vihet re është se jo vetëm vajzat e njohura shqiptare, por edhe yjet e ‘Hollywood’-it i pëlqejnë veshjet, e sidomos fustanet me pupla. Ndoshta deri më sot nuk ka qenë një detaj shumë i përdorur në stilimet e veshjeve, por me siguri pasi të përhapet edhe pak më shumë si trend do të kthehet në më të preferuarin. /revistawho.com