• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Detajet”, Jonida Vokshi zbulon përgatitjet e orëve të fundit pak para dasmës

Vetëm pak ditë na ndajnë nga ceremonia martesore e moderatores së njohur, Jonida Vokshi me partnerin e saj, aktorin dhe producentin kosovar, Besnik Krrapi.

Në ditët e fundit të përgatitjeve, Jonida ka zgjedhur të ndajë një foto në llogarinë në ‘Instagram’ ku ka zbuluar se është duke u marrë me detajet e fundit të mbrëmjes speciale. “Detaje”, ka shkruar Vokshi në foton ku duket natyra që ajo ka zgjedhur për dasmën e saj dhe dritat e shumta nëpër pemë. Ashtu siç ka zbuluar dhe disa ditë më parë, dyshja do të zhvillojë një ceremoni pranë detit, e cila pritet të jetë surprizuese.

Pjesë e ditës së madhe nuk do të jenë vetëm familjarët e çiftit, por dhe një sërë emrash të njohur nga ‘showbiz-i’ shqiptar. Deri atëherë, me siguri Jonida do të zbulojë të tjera të papritura për të gjithë fansat./revistawho.com