Informacione të reja janë bërë publike nga konflikti (tashmë publik) mes Zayn Malik dhe Yolanda Hadid. “TMZ” ka shkruar, bazuar në një burim të afërt për familjen e njohur se Yolanda ndërhynte rregullisht në jetën e Zayn duke u sjellë sikur të ishte në pronën e saj dhe kjo situatë e përsëritur ka agravuar gjërat. Gjithashtu, bisedat për privatësinë e vajzës së tij ishin një burim i shpeshtë konflikti. Një burim shumë i afërt me Gigi-n ka zbuluar më herët për ‘People’ se: “Yolanda është shumë e mërzitur me Zayn, por Gigi ia ka bërë të qartë se vajza ka nevojë për babin e saj.” Aktualisht, familja Hadid është shkëputur nga çdo raport me Zayn, duke nisur nga unfollow në Instagram.
Konflikti mes Zayn dhe Yolanda-s degradoi në dhunë fizike kur Gigi ishte në Europë si pjesë e javës së modës në Paris dhe Milano./revistawho.com