Është bërë traditë tanimë që çdo vit të shpallen tre dhomat më romantike për çiftet. Këtë herë në krye qëndron ‘Soneva Javi’ e Maldiveve, ku partnerët mund të shijojnë paqësisht oqeanin. Më pas lista vazhdon me “Marangga” e cila ndodhet në ishullin Indonezian. Vilat përfshijnë një shtrat në ambient të hapur në të cilin mund të flini për t’i shfrytëzuar në maksimum bukuritë e peizazhit, pa përmendur faktin se të gjitha vilat kanë plazhe private. Në vendin e tretë është “Pallati Margarita” i cili ndodhet në Itali. Dhoma është e arreduar në mënyrë tradicionale dhe më e bukura është tarraca gjigande e saj./revistawho.com