Lidhja e Adriana Matoshit me futbollistin afrikan Keith është përballur me shumë paragjykime dhe shpesh aktorja është dashur të kthejë përgjigje ndaj komenteve. Por pavarësisht paragjykimeve e komenteve, Adriana dhe Keith po e shijojnë lidhjen e tyre dhe surprizat nuk mungojnë. Sot Keith e ka surprizuar Adrianën me një darkë romantike, nga e cila ajo ka postuar disa foto duke u shprehur mirënjohëse që ka një partner si Keith e duke dhënë një mesazh për ata që i urrejnë.
“Çdoherë surprizohem nga ky njeri i mrekullueshëm. Dëshiroj që të gjitha vajzat në botë të gjejnë dikë që t’i trajtojë kështu. Një dhuratë nga Zoti.
P.s: Të gjithë ata që na urrejnë i them të kenë kujdes, po urreni një dhuratë nga Zoti, dashurinë”.
View this post on Instagram