• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua“, ndahet nga jeta nëna e kryeministrit Rama

Sot është një ditë e trishtë për kryeministrin e vendin Edi Rama dhe familjen e tij. Nëna e tij Aneta Rama ka ndêrruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e dha vetë kreu i qeverisë, që me një dedikim në rrjete sociale tregon rëndësinë që pati në jetën e tij dhe të vëllait nëna e tyre, si dhe ndjenjën e boshllëkut që la pas. “Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Rama. Zonja Aneta ishte prej kohësh e sëmurë. Një javë më parë ajo la spitalin për të qëndruar në shtëpi, por për fat të keq nuk e mundi dot sëmundjen.