• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Deputetja seksi rivalizon motrat Vjollca dhe Floriana Garon

Ajo ka rënë në sy për bukurinë e ëmbël mesdhetare që evidentohet edhe më shumë shumë kur bëhet fjalë për parlamentin e vrazhdë, ku dominojnë burrat. Por duket se deputetja socialiste e Durrësit Esmeralda Shkjau pikas po njësoj edhe mes femrasve më të bukura të ekranit, siç janë motrat Marina dhe Luana Vjollca të Top Channel apo Floriana Garo e TV Klan, shkruan “Panorama”. Deoutetja ka pozuar midis tyre gjatë një mbrëmjeje bamirësie në Durrës, duke bërë që komentuesit në rrjetet sociale ta krahasojnë atë me vajzat moderatore të ekraneve. Vetëm se siç mund ta shihni në foto është paksa më e shkurtër se Floriana, Marina apo Luana. “Në Mbrëmjen e Bamirësisë së ” 100 Donatorëve”, kushtuar fëmijëve jetimë të Durrësit. Faleminderit Luanës, Marinës dhe Florianës për mbështetjen që i jepni këtyre fëmijëve në nevojë”, ka shkruar deputetja.