Ajo është përfolur shpesh për veshjet e shtrenjta dhe stilin jashtë kornizave të të qenurit një deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për deputeten më të re të PDIU-së, Reme Lala. Çantë “Channel”, këpucë me lule, veshje luksoze janë këto elementet që e karakterizojnë deputeten e re. Ajo duket se ka sjell pranverën më herët në parlament pasi herën e fundit, siç raporton “Panorama plus” Lala i është drejtuar sallës së parlamentit ndërkohë që mbante veshur një pal këpucë me lule. Duke parë paraqitjen e saj, Reme Lala mund të konsiderohet si deputetja fashion e Parlamentit të Shqipërisë, thënë kjo si një vlerë e shtuar krahas kauzave që ajo mbron në foltoren e kuvendit.