• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dënimi me burg, reagon Françeska

Ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, duket se është zgjuar e çuditur dje dhe ka reaguar menjëherë me një status në “Facebook”, ku thotë: “Zgjohem dhe marr vesh që jam në burg, ky është ‘showbizi’ shqiptar!”. Ky reagim i bukuroshes vjen pas një vendimi nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dënimin e saj me një muaj burg, për veprën penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjyqtari i çështjes, Artan Gjermeni, mori në shqyrtim gjatë seancës së datës 21 tetor gjykimin e shqyrtuar ndaj të pandehurës Françeska Jaçe. Nga shqyrtimi i çështjes rezultoi e provuar se në datë 18.04.2015, në vendin e quajtur rruga “Fushë­Prezë”, Françeska, duke drejtuar automjetin e saj të markës “Volkswagen”, me targë “AA838LC”, ka bërë lëvizje të gabuar dhe është përplasur me një tjetër automjet. Përplasja e të dyve ka prekur edhe një makinë tjetër dhe nga aksidenti janë plagosur 4 shtetas.

CLOSE
CLOSE