Alara organizon një udhëtim për të gjithë punonjësit e kompanisë. Demir i sjell një dhuratë të veçantë Selinës nga Parisi, një glob qelqi dhe një shall. Të nesërmen Selin nuk pranon të shkojë në udhëtim me kolegët, por Demir e bën valixhen e saj gati pa e pyetur. Të gjithë nisen për në udhëtim. Ajda dhe Merve mërziten pasi djemtë dhe vajzat ndahen në dhoma të ndryshme. Demir dhe Burak organizojnë lojra dhe ndahen në grupe. Selin bashkohet me grupin e Burakut ndërsa Alara në grupin e Demirit.