• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Demi Moore shokon me rrëfimin e saj: Nëna ime ka marrë 500 dollarë që dikush të bënte çfarë të dëshironte me mua

40 vite më parë Demi Moore ka përjetuar një ngjarje të rëndë të cilën ka vendosur ta rrëfejë publikisht së fundmi. Në një intervistë për biografinë e saj, “Inside Out”, Demi ka rikujtuar një incident traumatik nga adoleshenca e saj. Aktorja amerikane ka zbuluar se në moshën 15-vjeçare një burrë e ka keqtrajtuar kundër dëshirës së saj dhe se e ëma dinte gjithçka ç’kishte ndodhur. Për më tepër ajo pretendon se nëna e saj e ka lejuar vetë burrin në fjalë dhe më pas mori para prej tij. Ajo ka rrëfyer se një ditë gjeti një shtëpi një të panjohur, i cili kishte hyrë brenda me çelësin që i kishte dhënë nëna e aktores. Më pas vetë ai i kishte treguar se i kishte dhënë mamasë së saj 500 dollarë për ta lejuar që të bënte çfarë të dëshironte me Demin. Megjithatë Moore ka shtuar gjatë intervistës se nuk beson plotësisht ato çfarë i ka thënë ai person, por ka treguar se ajo çfarë i ndodhi ishte një “tradhëti shkatërruese” për të. Menjëherë pas incidentit Demi u largua nga shtëpia dhe shkolla e mesme pa asnjë qindarkë, por arriti t’ja dilte e vetme mbanë në jetë. Pavarësisht se ajo nuk ishte trajnuar asnjë ditë, kishte shumë dëshirë të bëhej aktore dhe e realizoi ëndrrën. Në biografinë e saj aktorja ka treguar se ka qenë e varur nga alkooli dhe se bashkë me të ëmën shkonin në bar për të tërhequr vëmendjen e burrave. /revistawho.com