• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Demi Lovato ndihet keq për familjarët e saj, premton se pas spitalit do të shkojë në qendër rehabilitimi

Demi Lovato ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë për shkak të overdozës, megjithatë ajo e kupton se sa shumë stres i ka shkaktuar familjes së saj. “Demi u ka kërkuar falje prindërve dhe familjes së saj për gjendjen e përsëritur dhe overdozën”, – ka treguar një burim i afërt i familjes së tyre për ‘Hollywood Life’.

I njëjti burim ka thënë se këngëtarja e ka kuptuar se ishte një gabim shumë i rëndë dhe nuk e bëri këtë veprim me qëllim që të lëndonte personat e saj të afërt. Të gjithë thonë se për të do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë derisa të marri veten dhe të gjitha lëndët toksike të largohen nga trupi. Të afërmit e saj kanë thënë se nëse ajo nuk shkon në një qendër rehabilitimi pasi të dalë nga spitali, ata mund të largohen nga ajo, pavarësisht se tashmë këngëtarja ka nevojë më shumë se kurrë për gjithë njerëzit e saj më të dashur. /revistawho.com