• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Demi dhe Max nuk mund të ishin më të lumtur se kaq, këngëtarja ndan videon romantike me dedikimin special

Disa javë më parë, Demi Lovato bëri publike lidhjen e saj të dashurisë me Max Ehrich. Këngëtarja tregoi se po e kalonte karantinën me të, duke shijuar maksimalisht qëndrimin në të njëjtën shtëpi. Burime pranë dyshes kanë treguar për ‘Us Weekly’, se Max është gati t’i propozojë Demit para se pandemia të mbarojë. Ehrich ka nisur të mendojë për dasmën e dyshes, teksa ka ndikuar për mirë tek Lovato. Këngëtarja ka qëndruar esëll gjatë gjithë kohë, ka ngrënë shëndetshëm dhe ka treguar shumë kujdes për veten e saj.

Ndërsa së fundmi këngëtarja ka publikuar një video me momentet më të bukura pranë Ehrich duke i dedikuar këto fjalë: “E lumtur që jam pjesë e diçkaje kaq speciale tani. Vërtetë e lumtur kur nuk mund të tregosh”.

Nuk dihet nëse Demi dhe Max do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë në martesë, por fansat janë duke pritur me padurim këtë moment special në jetën e tyre./revistawho.com