Bota humbi mbretin e muzikës Pop në 25 Qershor të vitit 2009, vetëm 2 muaj para ditëlindjes së tij të 51. Dhe ditën e djeshme ai do të festonte atë që do të ishte 58 vjetori i lindjes. Për të përkujtuar të atin, Michael Joseph Jackson Jr. – i njohur si Prince Jackson – ka publikuar në rrjetet sociale, Instagram dhe Twitter, një poemth të ndjerë.
“Miti, Legjenda,Njeriu: Michael Jackson”, – titullohet poemthi dhe më poshtë vijon:
“Për shumë persona ai ishte mbreti, për mua ishte thjesht një njeri
Gjithçka që ai frymëzon është për një kauzë fisnike.
Çdokush që e admiron është pjesë e familjes dhe jo një fans
Edhe nëse merr duartrokitje si vetëtimë,
Pak fatlumë e njohin njeriun që ai ishte
Por jo si pjesëtari pestë i familjes Jackson.
“Djalë, vëlla, baba”, kështu e njohin ata fatlumët.
Ai është “Miti”, “Legjenda” dhe “Njeriu”.
Ai kujdeset për mamanë dhe për fëmijët e tij,
Për botën dhe për çdokënd ai është një “qengj”.
Ai është i pastër, i sprovuar dhe ëshë falur nga Ai.
Ai është kryeëngjelli i njohur si Michael.
Ai ndodhet me ne dhe ne duhet të fshijmë lotët.”
Michael Jackson Jr. ishte 12 vjeç kur babai i tij ndërroi jetë patritur në dhomën e hotelit duke tronditur miliona admirues e duke lënë pas një trashëgimi tepër të vlefshme muzikore. /Blitz.al