• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Debati mes tre këngëtarëve të njohur, Labinot Tahiri i ‘vë vulën’: Nuk e ndryshoj çfarë kam thënë

Së fundmi ka nisur një debat virtual mes tre këngëtarëve kosovarë Blero, Labinot Tahiri dhe Getinjo. Shkak u bë një intervistë e Labinot Tahirit, i cili i ftuar në emisionin “Sing my song” u shpreh se një projekt nuk është publikuar kurrë për shkak të Blero Muharremit pasi ky i fundit kishte kërkuar largimin e reperit nga bashkëpunimi.

Kjo deklaratë solli replika midis këngëtarëve në llogaritë e tyre personale në Instagram.

I ftuar në një intervistë për “Prive”, Labinoti ka treguar se është I vendosur në atë çfarë ka thënë dhe nuk e tërheq fjalën e tij.

“E kam thënë dhe mund ta thërrasim dhe Getinjon për ta vërtetuar. Çfarë të them ashtu është. Nuk konsultohem me askënd për atë që marr përgjegjësi dhe e them. Ashtu ka qenë dhe nuk e ndryshoj. Po të mos kishte qenë nuk e kisha përmendur. Ashtu ka qenë por e ka keqkuptuar kolegu ynë”, ka treguar Labi.

Tani na mbetet veçse të presim reagimin e Bleros.