Mbrëmja live e së martës në ‘Big Brother VIP’, ka nisur me diskutime të zjarrta. Arsyeja është pyetja që i ka bërë së fundmi Paloma Arditit. Ajo e pyet nëse është homoseksual dhe kaq mjaftoi që të dy të rinisin diskutimet gjatë puntatës live.
Arditi e kundërshtoi fort Palomën, madje filluan edhe ngritjet e zërit, edhe nga banorë të tjerë, të cilët vunë në dukje se kjo temë është delikate dge pyetja e pavend. “Unë mund t’ia tregoj Palomës preferencat e mia në mënyrë të qartë”, rrëfeu Arditi.
Paloma nga ana tjetër pranoi se pyetja nuk ishte tendencioze, por vetëm kuriozitet./revistawho.com