• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

David Beckham shndërrohet në hero rrugëve të Londrës, ja çfarë ka bërë ai

Me miliona në bankë, shtëpi dhe një status të famshëm në të gjithë botën, David Beckham e ka të vështirë për të mbajtur një profil të ulët në publik. Por ish futbollisti londinez tregon se ka ende kohë për njerëzit e thjeshtë që kanë nevojë, teksa i ofroj ndihmë një gruaje të moshuar që i kishte rënë të fikët në rrugë. E moshuara u ndje keq në rrugë, në afërsi të shtëpisë së Beckham në Londrën Perëndimore. Një zjarrfikëse dhe një ambulancë iu gjendën menjëherë zonjës, teksa Beckham i ka ofruar një shishe ujë. Ai madje parkoi makinën afër trotuarit për të parandaluar kalimin e mjeteve afër zonjës.