Thonë se dardha bie nën dardhë. Dhe në rastin e David dhe Brooklyn Beckham kjo gjë ishte shumë e vërtetë të shtunën pasdite, teksa atë e bir bashkuan forcat në ‘Old Trafford’, në Manchester.
Dyshja me numrin 7 morën pjesë bashkë në ndeshjen e bamirësisë të organizuar nga UNICEF, ambasador i të cilit është vetë David Beckham.
Teksa përqafonte djalin e tij të madh, futbollisti buzëqesh i lumtur, ndërsa Brooklin me të njëjtin model flokësh si i ati, dukej kopja e nënës së tij, Victoria.
/Gazeta Shqip