• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dashuria shkakton mbipeshë

Ka kohë që flitet se të jesh në marrëdhënie është e dëmshme për formën tuaj të trupit. Nëse keni shtuar peshë pasi jeni lidhur me dikë, nuk jeni të vetmit. Një anketë e re ka treguar se njerëzit të cilët janë në marrëdhënie, shtojnë rreth 6-7 kg në vit. Por mos u shqetësoni , shkaku nuk është tek hormonet. Më shumë se gjysma e çifteve të anketuar thanë se kanë shtuar peshë pas tri vitesh në marrëdhënie Vetëm 18% e çifteve raportuan shtim të madh të peshës gjatë “periudhës së muajit të mjaltit”, kur ranë në dashuri për herë të parë. Rezultatet erdhën nga një anketë e 1,000 çifteve, të kryer nga kompania britanike e dietave Forzadiet.com. Anketa gjeti gjithashtu se shumë çifte të cilat fitojnë peshë së bashku, edhe humbin peshë së bashku.