• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dashuria më e mirë në moshë të vonë! Këta personazhe janë prova se s’është kurrë vonë për të duhurin

Presioni shoqëror na bënë të besojmë se duhet ta gjejmë personin e jetës në një moshë të caktuar. Por tani është e dokumentuar që gjërat e mira u vijnë atyre që presin dhe dashuria nuk bën përjashtim. Takimi me personin e duhur mund të ndodhë kur nuk e presim dhe gjetja e të duhurit  nuk ka pse të jetë një zgjedhje me ngut.

Dashurinë e vërtetë mund ta takojmë në çdo moshë. Dhe këta të famshëm janë prova më e qartë se dashuria nuk ka kufi moshe dhe nuk është kurrë vonë për të dashuruar.

Madonna nisi të dalë me balerinin  Ahlamalik Williams në vitin 2018, kur ishte 60 vjeçe

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Çifti i famshëm nisi lidhjen në fillim të viteve 2000, por u ndanë në vitin 2004. Pas më shumë se 15 vitesh, ata u ribashkuan dhe duken më të lumtur se kurrë.  Lopez është 52 vjeçe  dhe Affleck 49.

Eva Longoria

Ylli i “The Desperate Housewives” u fejua në moshën 40 vjeçare me biznesmenin Jose Antonio “Pepe” Baston Patino në vitin 2015.

Chris Pratt

Ylli i “The Guardians of the Galaxy” u takua me gruan e tij, Katherine Schwarzenegger kur ishte 39 vjeç. Çifi u martua në vitin 2019.

Kris Jenner

Mamaja e famshme filloi të takohej me Corey Gamble në vitin 2014 në moshën 59 vjeçe.

Cynthia Nixon

Aktorja e “Sex and the City” u fejua me aktivisten Christine Marinoni në vitin 2009. Ato u takuan kur Cynthia ishte 38 vjeçe.

Jerry Seinfeld

Komediani u martua me gruan e tij, Jessica Sklar, në vitin 1999 në moshën 45 vjeçare.

Geri Halliwell

Ish vajza e “Spice Girl” filloi të takohej me Christian Horner në 2014 në 41 vjeç.

Paul McCartney

Këngëtarja dhe ish-këngëtari i “Beatles” u martua me Nancy Shevell në vitin 2011 kur ai ishte 69 vjeç. Ata u takuan në 2007 kur Paul ishte 65 vjeç.