• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Dashuria dhe sinqeriteti kanë lindur me ty”, Eneda Tarifa i bën urimin special Jonidës

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi feston sot ditëlindjen e saj të 37-të dhe në llogarinë e saj kanë ardhur me dhjetra urime, të cilat Jonida nuk ka nguruar t’i ndajë me ndjekësit e saj. Pak më parë edhe Eneda Tarifa në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar një video teksa shihet duke buzëqeshur dhe kënduar pranë Jonidës.

“Gëzimi, humori, dëshira për të jetuar bukur, dashuria dhe sinqeriteti kanë lindur me ty. Në këtë ditë të bukur të ditëlindjes tënde të uroj me shpirt të të mos shterojë zëri i bukur, shpirti i artistit dhe u shtofshin momentet e tilla me humor që kalojmë bashkë. Të dua prej një kohe të gjatë. Edhe 100 të na bëhesh. Kështu të pafsha me dhëmbët jashtë”, shkruan Eneda.

Menjëherë Jonida e falenderoi miken e saj për dedikimin e veçantë që i bëri.