• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Dashuri me shikim të parë? ‘Ertugrul’ rrëfen si është njohur me bashkëshorten

Ai është kthyer një ndër personazhet më të dashur të publikut shqiptar, bëhet fjalë pikërisht për aktorin e njohur turk  Engin Altan Duzyatan, i cili  njihet për interpretimion rolin e  personazhit kryesor të serialin historik Ertugrul.

Jeta përtej ekranit e aktorit 36 vjeçar:

Engin është i martuar që nga prilli i vitit 2014, saktësisht tre vite më parë. Bukuroshja që i rrëmbeu zemrën njërit prej aktorëve më simpatik të kinematografisë turke është dietologia e njohur Neslisah Alkoclar.

Por si ka qenë njohja mes aktorit dhe bukuroshes 28 vjeçare.

Në një intervistë të dhënë kohë më parë , pak muaj pas martesës së tij , Engin ka rrëfyer momentin e parë të takimit me vajzën e cila pak kohë më parë do të bëhej bashkëshortja e tij.

‘Ka qenë një takim pune, unë se bashku me dy miqtë të mi ndodhesha  në Londër, vend të cilin kam takuar për herë të parë edhe Nelisah.  Sebep për takimin tonë ka qenë njëri nga miqtë e mi, me të cilin ndodhesha në Londër, ndërsa ky i fundit njihej me të prej vitesh. Ne dolëm për darkë ku do flisnim për projektin e ri, pjesë e të cilit ishte edhe Nelisah.  Ky ka qenë takimi i parë”, shkruan syri.net.

Ndërsa pyetjes nëse ka qenë dashuri me shikim të parë, aktori përgjigjet;

‘Nuk mund të them që ka qenë dashuri më shikim të parë, por ajo që më ka tërhequr që në momentin e parë që e kam takuar, ishte fakti se ajo ishte tip i ftohtë, indiferente dhe fjalë pak.  Diçka më shtyu për t’i ofruar numrin tim të telefonit, me pretekstin që në duhet të takoheshim sërish për të diskutuar rreth projektit.

Ndërsa telefonatën e parë nga vajza simpatike që takoi në Londër, aktori thotë se e ka marr pas 3 javësh.

Aktori dhe  29 vjeçarja, dyshja më simpatike e show bizit në Turqi, janë bekuar me një djalë dy vite pas martesës së tyre.

CLOSE
CLOSE