• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Dashnia ime”, Anjeza Shahini i dedikon fjalët më të bukura bashkëshortit në ditën e lindjes

Këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale se ditën e sotme partneri i saj feston ditëlindjen.
Si rrallëherë ajo i ka dedikuar atij fjalët më të ëmbla, duke i theksuar se është dashuria më e madhe e saj dhe e vajzës.
“Dashnia ime dhe e Torit sot ka ditëlindjen. E çfarë mund t’i lutem zotit për më shumë, përveçse të na i mbajë atë dreq “sy të keq” dhe ‘Covid-19’ larg. Djali i ditëlindjes”, ka shkruar Shahini krah fotove nga momentet më të bukura me bashkëshortin.
Kujtojmë se prej kohësh Anjeza jeton jashtë vendit së bashku me familjen e saj. Ajo ndan herë pas here me ndjekësit foto nga përditshmëria dhe rutina duke treguar se është mjaft e lumtur.