• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Dardha bie nën dardhë”, vajza e këngëtarit të njohur këndon edhe më mirë se vetë babai

Ndodh shpesh që fëmijët e personazheve të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar dhe të huaj të gëzojnë po të njëjtat talente si prindërit e tyre. Kështu ka ndodhur dhe me vogëlushen e Chris Brown, e cila duket se këndon po aq mirë sa babi. Ka qenë mamaja e saj, Nia Guzman që ka zgjedhur të ndajë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’, një video të së voglës duke kënduar.

“Të dua zemër, familja ime”, ka shkruar Guzman krah postimit të fundit në rrjetet sociale, ku dallohet se në njërin moment e vogla ka kënduar njëjtë si Chris.

Me siguri artisti duhet të ndihet shumë i lumtur për këtë talent të evidentueshëm të vajzës, me të cilën ka treguar se gëzon një raport shumë të ngushtë./revistawho.com

View this post on Instagram

I LOVE YOU MY BABY…MY ROYALTY! ❤️

A post shared by Nia Guzman (@therealniaguzman) on