Danjela Toçi, 13-vjeçarja nga qyteti i Kukësit me zërin e saj të ëmbël tërhoqi vëmendjen jo vetëm të trajnerëve të ‘The Voice Kids’, por edhe të gjithë shqiptarëve. Por ajo që preku më shumë ishte historia e Danjelës, kur ajo tregoi se familja e saj kishte kushte shumë të vështira jetese. Danjelës përveçse i duhet të ndihmojë prindërit e saj për punë të ndryshme, i duhet të kujdeset edhe për vëllain e saj të vogël, me aftësi të veçanta. E ftuar sot në emisionin ‘Top Show Magazine’ Danjela është përlotur teksa ka treguar për vëllain e saj. “Dëshira më madhe që kam është që vëllai im me ‘aftësi speciale’, të përmirësohej më shumë, që edhe ai të shkojë në shkollë si të tjerët. Falenderoj Zotin që e kanë pranuar tek kopshti i fëmijëve” ka thënë Danjela.