• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Në Kopertinë

“Dancing With The Stars” – MATEO DHE RUDI: Konkurrentët VIP, në syrin tonë

Fotot: Geljant Kaleci

Sonte në mbrëmje (ora 21:00) rikthehet “Dancing With The Stars” në “Vizion Plus” në një edicion të ri, sipas rregullave të njohura, por sërish, plot surpriza. 12 personazhe VIP, 12 koreografë, një skenë e re, një juri me tre anëtarë dhe tre prezantues, ku veç Amit, ka edhe dy djem të rinj, që nuk duhen humbur. Një intervistë me ta, na sjell nga studiot e provave emocionet e parafillimit të spektaklit, nga ku mund të njihni Amin gojëmbël dhe djemtë e shkathët që premtojnë të gjejnë një të mesme të artë, por pa lënë mënjanë batutat thumbuese, që pritet të sjellin tjetër atmosferë në teatrin e vallëzimit të yjeve.

WHOONLINE06_DWS6

Ata mund të konsiderohen pa dyshim “gjetja” e këtij viti në spektaklin e vallëzimit të “Vizion Plus”, “Dancing With The Stars”. Për herë të parë, dy djemtë çapkënë Mateo dhe Rudi, vijnë të veshur seriozë, por plot batutë në një super show. Ata do të shoqërojnë Amin përgjatë 12 javëve të transmetimit direkt, e do t’u japin zemër VIP-ave duke i qëndruar pranë në “Gold Room”. Por si e shohin dy të rinjtë të gjithë këtë? A i tremb ata skena e madhe? Në një rrëfim për revistën “WHO”, Mateo dhe Rudi tregojnë emocionet e angazhimit të ri. “Ami është shumë komode, kurse me jurinë s’kemi punë”, – thonë duke qeshur ata. Mateo dhe Rudi nuk kanë duruar dot pa bërë edhe ndonjë koment për personazhet. Këto e të tjera ju ftojmë t’i “zhbironi” në këtë intervistë. Lexim të këndshëm!

Sot në mbrëmje nis një eksperiencë e re për ju në “Dancing With The Stars”… Si ndiheni?

MATEO: Është diçka e re, format klasik në krahasim me formatin që drejtojmë. Do gjejmë një të mesme të artë: t’i përshtatemi formatit dhe njëkohësisht t’i sjellim diçka të re.

RUDI: Mjaft mirë dhe goxha në humor. Mezi po presim të fillojë.

Sa komodë e ndjeni veten krah Amit?

MATEO: Shumë komodë. Ami është shumë praktike.

RUDI: Do jetë një koalicion i frytshëm.

Cili do të jetë roli juaj në shfaqje?

MATEO: Ne do jemi ne, pra personazhet që shfaqemi çdo ditë në “Mad”.

RUDI: Ne do presim dhe do përcjellim krushqit, domethënë konkurrentët.

WHOONLINE06_DWS5

Kë do të ngacmoni më shumë? Jurinë, VIP-at apo balerinët?

MATEO: Nuk e kemi ndarë mendjen. Janë të gjithë të barabartë. Me jurinë s’kemi gjë.

RUDI: Të gjithë nga pak, por e sigurt është që në fund do argëtohemi të gjithë.

Ju i keni ndjekur VIP-at në prova. Do të na tregoni si duken ata? Ia kanë marrë ndopak dorën kërcimit?

MATEO: Në prova janë korrektë, miqësorë, por duhet të shohim kur të fillojë spektakli. Kanë pasur përmirësime. Disa janë dobësuar, kërcimi i ka këto të mira. Me punë dhe dinjitet do shkojnë në drejtimin e duhur.

RUDI: Shumë mirë. Kanë vullnet. Kështu duket sikur lodhen.

WHOONLINE06_DWS_6_COVER

Po ju, si i keni marrëdhëniet me kërcimin?

MATEO: Nuk para shkoj nëpër dasma, po edhe kur shkoj, s’kërcej. Nuk di, por duke parë provat, nja dy gjëra të vogla do i mësojmë.

RUDI: Jo keq… shumë keq.

Do ju shohim si pjesë të ndonjë performance?

MATEO: S’i dihet! Si fillim të mësojmë të ecim, pastaj të kërcejmë.

RUDI: Kur të jetë “Pogonishtja”, me shumë mundësi do jemi.

Keni krijuar ndonjë raport me VIP-at?

MATEO: Raporti është pozitiv, na thonë “mirëmbrëma”, u themi edhe ne.

RUDI: Po, jemi miq. Pas provave mblidhemi, pimë birra me qofte.