• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Dancing With The Stars” finalizon rrugëtimin e gjatë, Soni Malaj shpallet fituese

Mbrëmjen e kaluar u mbajt finalja e “Dancing With The Stars”, spektakli i cili u kthye pas dy vitesh mungesë. 6 konkurrentët të mbetur në garë ishin, Amos Zaharia, Soni Malaj, Viktor Zhusti, Landi Hysi, Aulona Musta dhe Kristi Popa. Të parët të cilët u larguan nga gara ishin Viktori dhe Kristi të cilët i dhuruan spektaklit surpriza nga nata në natë. I eliminuari i tretë ishte Landi dhe balerina e tij Lori të cilët gjatë gjithë netëve kanë qenë në formë të shkëlqyer dhe dhanë për publikun kërcime mjaft të realizuara. Më pas garën e la Amos dhe Isida, të cilët me profesionalizëm na dhuruan në 12 javë emocione të papërshkrueshme. Në përballjen përfundimtare ngelën dy vajzat Soni Malaj dhe Aulona Musta, të cilat përgjatë netëve treguan se ndoshta në një profesion të dytë mund të kishin qenë edhe balerina, pasi kërcimet e tyre me të vërtetë ishin shumë të realizuar. Në fund të mbrëmjes fituesja e merituar e spektaklit ishte Soni Malaj e cila në mes të emocioneve rrëmbeu kupën e madhe.

Kjo natë ishte e mbushur me surpriza të shumta. I ftuari special i pari ishte Mr. Bean, i cili aktroi disa skena, të cilat shkaktuan të qeshura në publik. Por qershia mbi tortë e mbrëmjes padyshim qe ishte ardhja e aktorit turk, Tolgahan Saysiman i cili së bashku me bashkëshorten, njëkohësisht prezantuese e programit, Almeda Abazi, dhuruan kërcimin më romantik të parë në gjithë këto netë. Për të gjithë ata që e humbën spektaklin, po ju tregojmë nëpërmjet disa fotove dhe videove disa nga momentet më pikante./revistawho.com

Mbyllja perfekte e kërcimit të dashurisë 😍 @almeda92 @tsayisman

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on