• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Në Kopertinë

“Dancing With The Stars” – AMI: Këshilla që më dha sot Ermali

Fotot: Geljant Kaleci

Sonte në mbrëmje (ora 21:00) rikthehet “Dancing With The Stars” në “Vizion Plus” në një edicion të ri, sipas rregullave të njohura, por sërish, plot surpriza. 12 personazhe VIP, 12 koreografë, një skenë e re, një juri me tre anëtarë dhe tre prezantues, ku veç Amit, ka edhe dy djem të rinj, që nuk duhen humbur. Një intervistë me ta, na sjell nga studiot e provave emocionet e parafillimit të spektaklit, nga ku mund të njihni Amin gojëmbël dhe djemtë e shkathët që premtojnë të gjejnë një të mesme të artë, por pa lënë mënjanë batutat thumbuese, që pritet të sjellin tjetër atmosferë në teatrin e vallëzimit të yjeve.

WHOONLINE06_DWS4

Ami është tashmë zonja e shtëpisë së “Dancing With The Stars”. Mirëpo megjithëse kanë kaluar vite që ajo drejton këtë format, në një spektakël me të tilla dimensione nuk mësohesh dot asnjëherë. Çdo fillim programi ka të njëjtin emocion vit pas viti. Kështu tregon prezantuesja Amarda Toska në këtë intervistë për “revistawho.com”. Më tej bukuroshja shprehet se ndihet e çlirët në prezantim përkrah Mateos dhe Rudit, por gjithashtu pranon se në këtë rol partneri i saj më i mirë mbetet i shoqi, Ermal Mamaqi. Ami ndan me lexuesit e “Who” dhe opinionin për personazhet e këtij viti, raportin e saj me ta si dhe këshillën që i ka dhënë Ermali përpara shfaqjes.

Nis sot në mbrëmje “Dancing With The Stars 6”, që për ty është i katërti në prezantim… Cilat janë emocionet që të shoqërojnë?

Viti i katërt në prezantim, por emocionet janë gjithnjë të njëjta, ndërsa përgjegjësia sa vjen e rritet.

Do të kesh në krah këtë edicion dy djem ngacmues; si të bën të ndihesh kjo?

Mendoj, që do t’i shtojnë sportivitetin këtij edicioni dhe do kemi një marrëdhënie të çlirët.

Ke ndryshuar disa partnerë gjatë rrugëtimit tënd në televizion; me cilin je ndjerë më komode?

Me të gjithë jam munduar të gjej komoditetin e nevojshëm, për të pasur marrëdhënien e dëshiruar në ekran. Po si thoni ju, a mund të mos jem më komode me Ermalin?!

WHOONLINE06_DWS_6_COVER

Si janë ndarë rolet në shfaqje?

Rolet në shfaqje janë ndarë siç i ka projektuar patenta origjinale, ndaj këtu nuk lëvizim dot shumë. Pra, në skenë dhe “Gold Room”.

A do dalë Ami nga natyra e saj për t’iu përshtatur djemve?

Unë mendoj që jam aty se jam Ami, por pastaj, po ndryshova edhe unë, ç’kuptim ka (qesh)?!

Kemi parë që të kanë vizituar në prova Ermali dhe Joeli. Si reagon i vogli kur sheh mamin në skenë apo TV?

Nuk është se do ta bëj shpesh, por është vërtet gëzim i dyfishtë kur sheh Joelin të duartrokasë për mamin…

Ermali, çfarë këshille të ka dhënë për sot?

Ermali për sot: Është shfaqja jote, shijoje!

Si të duken VIP-at e këtij edicioni?

VIP-at, të mos i marrim mësysh këtë vit, se janë artistë të vërtetë, qoftë në disiplinën dhe seriozitetin që kanë në punë, qoftë në atë çfarë prezantojnë me profesionet e tyre.

WHOONLINE06_DWS2

Çfarë raportesh ke zakonisht me personazhet? A ke bërë miq gjatë viteve?

Raportin e kam miqësor me të gjithë dhe e shijojmë shumë këtë eksperiencë të gjithë së bashku, edhe pse unë i shoh vetëm tri ditë në javë.

Juria, si të duket këtë vit?

Juria është, si përherë, në formë dhe me batutat gati.

A duhet që prezantuesi i një spektakli vallëzimi t’i njohë disa hapa?

Jo, nuk është e thënë. Mirë do ishte gjithsesi, sepse e kupton dhe e përjeton më tepër atë që ndodh gjatë kërcimit.

Keni ndryshuar komplet skenografinë këtë vit; si duket shtëpia e re?

Me më shumë ngjyra, më e madhe, më shumë teknologjike, një shtëpi moderne.

Çfarë do të veshësh sot në mbrëmje?

Unë do vesh, si gjithnjë, një prej zgjedhjeve të mia nga koleksionet. Do vesh atë që do shihni sot (qesh).

WHOONLINE06_DWS3