• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dafina Zeqiri së shpejti me një album, zbulon nga është inspiruar për realizimin e tij

Dafina Zeqiri së fundmi ka realizuar një intervistë ‘live’ me fansat e saj përmes faqes së ‘Instagram-it’ të dyqanit ‘online’, ‘Gjirafa50’. Këngëtarja ju është përgjigjur shumë pyetjeve rreth jetës së saj dhe angazhimeve profesionale. Dafina ka treguar se talentin në muzikë e ka zbuluar nëna e saj dhe se për një kohë ka qenë dhe këngëtarja kryesore në korin e një kishe në Suedi. Ajo ka zbuluar se ka pasur shumë probleme të mësojë gjuhën shqipe, sepse gjithmonë ka folur suedisht e anglisht, por tani po ushtrohet nga të shkruarit e teksteve. Dafina ka treguar se në 2020 do të publikojë një album të ri, të cilin e konsideron shumë special. “Kam pasur fatin të rri afër shumë artistëve të njohur në New York dhe Los Angeles dhe kam mësuar shumë prej tyre. Jam inspiruar nga vendet që kam vizituar për albumin tim, që është shumë special për mua. Kam për të pasur bashkëpunime me artistë shqiptarë, kosovarë dhe ndërkombëtarë. Do të ketë më shumë se 15 këngë”, ka thënë këngëtarja. Pritet që së shpejti Dafina do të publikojë këngën “Ring Ring” në bashkëpunim me Varrosin. /revistawho.com