• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dafina Zeqiri nuk mund t’i fshehë më momentet më të lumtura pranë Dj Geek

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë mjaft e komentuar jo vetëm për projektet e saj muzikore, por edhe jetën e saj personale.

Pas shumë spekulimesh, artistja ka zgjedhur ta pranojë publikisht lidhjen e saj me Dj Geek. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një video ku shfaqet duke shijuar xhiron me motorr pranë të dashurit. Krah këtij postimi artistja ka bashkangjitur dhe një këngë duke treguar dashurinë dhe ndjenjat e saj për Geek.

Me siguri Zeqiri duhet të jetë duke kaluar një nga periudhat më të bukura, ndaj dhe nuk ka hezituar ta ndajë këtë moment me të gjithë.

Kujtojmë se Geek ndodhet gjatë gjithë kohës pranë Dafinës në çdo koncert që mban brenda dhe jashtë vendit.

Deri më tani artistja ka zgjedhur të mos japë asnjë intervistë për këtë raport të ri në jetën e saj, ndonëse fansat janë duke pritur me padurim./revistawho.com