• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dafina Zeqiri nuk e fsheh më dashurinë. Pushime romantike në dëborë

Dafina Zeqiri konfirmon rikthimin me Dj Geek me foton më të ëmbël. Siç duket çifti janë larguar për pushime së bashku dhe mes dëborës ata kanë shkrepur dy foto, tek njëra prej të cilave janë duke u puthur.

Nga ana tjetër vetë Geek ka publikuar një video shumë të ëmbël krah Dafinës teksa e përqafon dhe  e puth. Dy të dashuruarit duken më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit.

Çifti është lidhur prej kohësh, por për disa muaj lanë të kuptohej se ishin shkëputur nga njëri-tjetri dhe publiku nuk e dinte nëse do kishte një rikthim të tyre. Së fundmi filluan prapë thashetheme se Dafina dhe Geek janë bashkë. Mesa duket ata kanë dashur ta tregojnë hapur çdo gjë me foton më të ëmbël dhe ja kanë dalë.

Foto e parë e tyre po kaq intime ka qenë kur u lançua kënga ‘Merri Krejt’, 1 vit më parë./revistawho.com