Dafina Zeqiri dhe Majk kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë me titullin “Më fal”. Një dedikim për gjithë zemërthyerit, kënga është fiks stili i dy artistëve dhe punim i të dyve. Tekstin e kanë shkruar Majk dhe Elinel, ndërsa xhirimet e këngës janë kryer në Prishtinë, duke promovuar qytetin.
Kënga mund të jetë edhe përjetim i artistëve, por me siguri shumë do e gjejnë veten. Komentet për “Më fal” kanë qenë mjaft pozitive.
https://youtu.be/c6f6S3BA8Fw