• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dafina dhe Jonida bëjnë ‘xing’ me këtë veshje, ja çmimi marramendës i saj

Dy artistet e njohura të skenës shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Jonida Maliqi kanë bërë ‘xing’ me të njëjtën veshje, e cila ka “vjedhur” menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Pak ditë më parë ishte Jonida ajo e cila publikoi pozat nga seti i fundit fotografik, ku u shfaq e kuruar deri në detaje dhe e kombinuar me xhaketën e firmës së njohur ‘Balmain’ në ngjyrë të zezë dhe elementë në ngjyrë të bardhë.

 

Ndërsa mbrëmjen e sotme, Dafina ka zgjedhur po të njëjtin “look” gjatë intervistës me fëmijë në ‘Në kurthin e Piter Pan’.

Me një kërkim të shpejtë në faqen zyrtare të ‘Balmain’, vihet re se modelet e ngjashme me këtë xhaketë arrijnë shifrat nga 3000€ dhe më shumë.

Megjithatë çmimi nuk mbetet një surprizë kur vjen puna tek dy nga emrat më modernë dhe me stilin më ekstravagant në estradën shqiptare./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE