• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Çudia me motrat Vjollca/ Nga Korfuzi në Sarandë, Marina dhe Luana nuk zbresin nga makina as brenda në traget

Sjellje Vip-ash, apo ka ndonjë justifikim tjetër? Vështirë t’i japim përgjigje, por një gjë është e sigurt: Nga Korfuzi në Sarandë, motrat Vjollca nuk i kanë zbritur makinës, madje as kur ajo ka hyrë në traget. Udhëtarë të pranishëm në linjën e tragetit Korfuz- Sarandë, kanë treguar ne Opinion.al se i vetmi që ka zbritur nga makina dhe ka lëvizur në ambjentet e tragetit përgjatë udhëtimit më shumë se 1.5 orë ka qenë Getori, i cili edhe është fotografuar gjatë lëvizjeve të tij. Të jetë kjo, ajo që disa e quajnë “sindroma e vipllëkut”? Gjatë udhëtimit, motrat Marina dhe Luana kanë qenë gjithashtu me nënën e tyre dhe me një zonjë tjetër, që nga fotot duket se është nëna e Getoarit. Edhe mamatë respektive kanë preferuar të qëndrojnë në makinë e të mos shijojnë asnjë moment nga udhëtimi me traget./ Opinion.al

mamat-6-274x300

mmat-3

mamat-2

mamt-1-300x169

mamamt-9