• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Ç’të bësh kur të hahen pica e patatina në mes të natës?

Ju tregojmë çfarë të hani kur keni neps në mes të natës për karbohidrateKur vjen mbasditja dhe darka çuditërisht na rritet edhe nepsi për ushqime të pashëndetshme si çokollata apo patatina dhe gjëra të tilla. Këto ushqime shumë të pasura me karbohidrate bëjnë që niveli i sheqerit në gjak të rritet ndjeshëm dhe shumë shpejt.

Që të shmangni këtë problematikë duhet të zgjidhni ushqime që kanë përmbajtje proteinash. Sa herë t’ju shkojë mendja të hani çokollata apo të tilla ushqime provoni këto kombinime:

Fruta të thata të miksuara

Sanduic me banane dhe gjalp kikiriku (kur ju hahen të ëmbla)

Vezë të ziera shumë

Perime të prera si shkopinj me salcë humusi

Djath me pak yndyrë dhe fruta

Protein Bars të bërë në shtëpi

Fara kungulli

Na besoni kur ju themi që këto ushqime jo vetëm do ju shuajnë urinë, por do ju ndihmojnë edhe të ruani peshën ose të humbisni kile./revistawho.com