Ka një mënyrë të bukur për të kaluar fundjavën me shi me fëmijët tuaj dhe idenë e morëm nga Vesa Luma. Si fillim përgatituni shpirtërisht për një rrëmujë të madhe, por edhe për shumë kënaqësi dhe lumturi në sytë e fëmijëve. Vesa ka vendosur që dekorimin e ‘donuts’ ta realizojë vetë i vogli i saj Lian. Procesin këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit dhe duhet thënë që është shumë argëtues.
Fundjava është përpara, ndaj blini përbërësit, bëni gatimet e preferuara të fëmijëve dhe përfshijini ata në proces. Na besoni kur ju themi që buzqeshja e tyre do jetë po aq e madhe sa e Lian dhe do ju heq gjithë lodhjen e ditës./revistawho.com