• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Ç’të bën orgazma s’ta bën as doktori

Askush nuk e ka mohuar se seksi është më shumë në tru, por fati ynë është që ky fakt nuk është gjithmonë gjë e keqe. Gjatë një akti seksual, trupi dhe truri komunikojnë më shumë dhe më mirë me njëri-tjetrin. Më poshtë janë disa fakte që lidhen me një jetë e shëndetshme seksuale.

I jep shkëlqim lëkurës

Kush e dinte se seksi mund të të bëjë më të bukur? Mjekët thonë se shkak për këtë është fakti që seksi rrit qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, shton oksigjenin në lëkurë, duke e bërë atë më të ndritshme dhe të shkëlqyeshme.

Rrit vetëvlerësimin

Marrëdhënia e rregullt seksuale ka të bëjë me tërheqjen fizike, e cila të bën të ndihesh më mirë, më e dëshiruar dhe e veçantë, pika të rëndësishme për të rritur vetëbesimin. Nëse ti ndihesh mirë, njëlloj do të jetë edhe për partnerin.

Orgazma të bën më të zgjuar

Po, e ke lexuar si duhet. Studimet kanë treguar se orgazma përmirëson qarkullimin e gjakut dhe vë në lëvizje të gjitha pjesët e trurit.