Cruz Beckham ka festuar së fundmi 16-vjetorin e tij dhe në këtë ditë speciale nuk kanë munguar urimet e sinqerta nga prindërit e tij, David dhe Victoria që ndanë disa nga momentet më të dashura me djalin.
“Gëzuar 16-vjetorin vogëlushit tim. Paç ditët më të mrekullueshme, babi është shumë krenar për ty. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar David Beckham në urimin e tij.
View this post on Instagram
Ndërsa stilistja ka ndarë një tjetër video shoqëruar me këto fjalë: “Gëzuar ditëlindjen. Të gjithë të duam shumë. Jemi krenarë për djalin që je bërë. Kaq i ëmbël dhe kaq i mire. Të duam”.
Cruz është fëmija i tretë i dyshes së njohur. David dhr Victoria janë gjithashtu prindër të Brooklyn, 21 vjeç, Romeo, 18 vjeç dhe vajzës 9 vjeçare Harper Seven. /revistawho.com