Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë pas lajmit të dhimbshëm që dha pak ditë më parë. Futbollisti ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me familjen e bashkuar dhe të porsalindurën në krahë. “Shtëpi e ëmbla shtëpi! Gio dhe vajza jonë janë më në fund me ne. Duam t’ju falenderojmë të gjithëve për gjestet dhe fjalët e përzemërta! Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne e ndjemë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha të jemi mirënjohës për jetën e re që kemi mirëpritur në këtë botë”,- shkruan ai në foton familjare.
https://www.instagram.com/p/CcoCpceL1LA/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d0158e79-4d36-4d95-b5d5-56e279c83339
Siç bën me dije vetë Cristiano, fatmirësisht vajza është shëndoshë e mirë. Kujtojmë se Georgina humbi njërin prej binjakëve në lindje. Lajmin e ndarjes nga jeta të djalit, e bëri të ditur vetë futbollisti, me anë të një postimi.