Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të paguar në botë dhe pasuria e tij kap vlera marramendëse. Së fundmi ai ka blerë një apartament me vlerë 7.2 milionë euro, në qytetin e Lisbonës. E ndarë në dy katet e larta të një ndërtese luksoze të vendosur në Rua Castillho, apartamenti ka një sipërfaqe prej 288 metra katrorë dhe është vetëm 2 hapa larg lagjes ku u rrit ylli i Juventus. Sauna, palestër, kinema, pishinë dhe një pamje fantastike janë disa nga lukset që të ofron kjo shtëpi. Megjithatë futbollisti ka kërkuar disa ndryshime dhe shtëpia do jetë gati vetëm në shkurt të 2021.