• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Ç’pati Dafina që u zu me gjithë botën?

U desh vetëm një foto që gjysma internetit t’i kthehet Dafina Zeqirit, por edhe reagimi i saj ama nuk qe aspak i paqtë. Sot këngëtarja, publikoi një foto teksa shfaqet duke nxjerrë gishtin e mesit, si shumë këngëtarë që herë-herë e përçojnë mesazhin në atë formë.

Por në këtë rast, reagimet e komentuesve qenë ca të ashpra. Shumë e pyesin me kë e ka, të tjerë e quajnë të paedukatë, e të tjerë e marrin personale foton.

Kaq deshi Dafina që të jepte ca përgjigje nga të sajat. E më tej ju tërheq vëmendjen atyre prindërve që shprehen se ky gjest i Dafinës i bën keq shoqërisë dhe fëmijëve. “Dafina nuk do i rrisë fëmijët tuaj. Mos iu lër telefonin në dorë. Merru me ta, edukoji”, shkruan ndër të tjera këngëtarja.

Disa komentuesve u ktheu individalisht, e më pas për t’i vënë kapakun shpjegoi çfarë nënkupton foto: “F*** të qenit i lodhur. Puno, mos ndalo kurrë”.

 

Me pak fjalë, foto është një ‘festë’ për albumin e saj të ri që shumë fansa të këngëtares e presin./revistawho.com

CLOSE
CLOSE