Ylber Abdullahu përfitoi uljen e 1/3 së dënimit, duke iu ulur dënimi në 3.4 vite burg, por Cozman nuk do të qëndrojë për asnjë ditë në burg, shkruan sot gazeta ‘Panorama’.
Gjykata vendosi ta lejë në liri me kusht për një periudhë 3-vjeçare.
Vendimi për reperin kosovar Cozman u dha ditën e mërkurë.
Në të njëjtin vendim, trupi gjykues shfuqizoi vendimin caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Abdullahun, e cila iu dha atij kundrejt një garancie pasurore prej 5 mijë eurosh.
Por pas këtyre lajmeve reperi ka reaguar me një status në faqen e tij në Facebook të cilin mund ta shihni më poshtë.
“Kërkoj përgjegjësi edhe respekt nga mediat, e i falënderoj ato që janë korrekte. Unë jom ma i lirë se kurrë, vendimin lexojeni drejt.
Jom i lirë, edhe ndihem plotësisht i pafajshëm. Kom fol qa kom pas për këtë çështje. Mos u ndikoni prej titujve bombastik të portaleve.
Shihemi n’koncerte…