Nevina i ka munguar ekranit në puntatat e fundit të “E diell”. Moderatorja ka zgjedhur që këtë periudhë të pushojë paksa dhe t’i përkushtohet vetes, siç tregon me postimet e fundit. Nevina zbulon gjithashtu se është prekur nga Covidi dhe ka kërkuar këshilla si të rikthejë shijen.
“Ka shumë pak ushqime që ua ndjej pak shijen. Nëse ka ndonjë sekret se si ta kthej, ju lutem më ndihmoni”-shkruan Nevina.
Ndërsa në postimin tjetër premton se do të rikthehet sërish në ekran me ide të reja.
“Aktualisht kam marrë pushimet. Ky vit ka qenë i mbingarkuar dhe i vështirë për shumë prej nesh. Nuk kam mundur të shkëputem e të gjej pak kohë për veten, ndaj e kisha tepër të nevojshme një pauzë për t’u rigjeneruar e kthyer me ide e përgjegjësi të reja. Shihemi së shpejti”-shkruan Nevina.