Adele ka anuluar mes lotësh koncertin në Caesars Palace, Las Vegas që do të mbahej mbrëmjen e sotme. Kjo do të ishte performanca e parë live e saj në 5 vitet e fundit. “Donim shumë të vendosnim në skenë një shfaqje të bukur për ju, por vonesat prej pandemisë na i vështirësua të gjitha. Gjysma e skuadrës sime është pozitive me Covid-19 dhe nuk mund t’i jap drejtim spektaklit kështu. Jam e shkatërruar që po ua jap kaq vonë këtë lajm. Jam e acaruat dhe e turpëruar që keni udhëtuar kaq larg për mua dhe nuk mundem të performoj”, njoftoi Adele e përlotur.
https://www.instagram.com/tv/CY-AYtZAgp-/?utm_medium=copy_link
Por këngëtarja i siguroi fansat e saj se show do mbahet në një njoftim të dytë dhe nuk ka aspak rëndësi sa humbje do i kushtojë./revistawho.com