• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Covid-19/ Sa viktima dhe sa të prekur kishte në 24 orët e fundit?

131 raste janë konfirmuar me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit nga 825 testime të kryera. Ndërsa 3 pacientë e kanë humbur betejën me Covid.  Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktimat u shënuan në Tiranë dhe në Peqin, konkretisht: një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.

68 të prekur në Tiranë,
8 raste në Lushnje,
6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,
5 raste në Has,
4 raste në Krujë dhe Dibër,
3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,
2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec,
1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

Ndërsa është rritur numri i të shtruarve në spital.

Në dy spitalet Covid janë të shtruar 201 pacientë, prej të cilëve 17 në terapi intensive dhe 8 të intubuar.

Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

COVID-19 – Statistika (22 Shtator 2020)
Testime totale 81364
Raste pozitive 12666
Raste të shëruara 7042
Raste Aktive 5257
Humbje jete 367 (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2603
Durrës 564
Shkodër 380
Lezhë 301
Elbasan 297
Korçë 251
Fier 240
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 114
Dibër 82
Gjirokastër 82