159 raste të reja me Covid janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend, nga 844 teste të kryera. Ndërsa betejën me Covid e kanë humbur 4 qytetarë, një 64 vjeçar në Korçë, dhe 3 qytetarë nga Tirana, 71, 81 dhe 89 vjeç.
68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë,
nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq,
nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.
Aktualisht në dy spitalet Covid, janë të shtruar 185 pacientë, 15 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.
52 është numri i të shëruarve në 24 orët e fundit. Të dhënat u bënë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (20 Shtator 2020)
Testime totale 79730
Raste pozitive 12385
Raste të shëruara 6940
Raste Aktive 5083
Humbje jete 362 (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2501
Durrës 567
Shkodër 372
Lezhë 297
Elbasan 287
Korçë 245
Fier 222
Vlorë 189
Kukës 142
Berat 116
Dibër 73
Gjirokastër 72